Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

“Me kokën lart, babë. Gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh prekës një ditë pas verdiktit

Gazeta10
17 September 2026 - 9:28

Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen e tij dhe të familjes pas gjashtë vitesh pritjeje.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu”, ka shkruar Krasniqi, duke cituar fjalët e të atit.

Ai ka thënë se, pavarësisht padrejtësive që, sipas tij, i janë bërë babait të tij, Jakup Krasniqi ka qëndruar gjithmonë me kokën lart.

“Jeta ka qenë e padrejtë me ty, por ti prapë qëndrove me kokën lart. Gjashtë vjet pritje, gjashtë vjet dhimbje, e asnjëherë nuk ta pamë kokën të ulur”, ka shkruar ai.

Ai ka theksuar se aktgjykimi prej 25 vjetësh dënim me burg nuk e ka thyer të atin, por ka ndikuar rëndë te familja e tij dhe te besimi i tyre në drejtësi.

“Pas këtij aktgjykimi, nuk u theve ti. U thye diçka brenda nesh. U thye besimi ynë në drejtësi”, ka deklaruar ai.

Deputeti i PDK-së shtoi se familja do të vazhdojë të qëndrojë e fortë, ashtu siç, sipas tij, i ka mësuar i ati.

“Por ne do të vazhdojmë të qëndrojmë. Ashtu siç na ke mësuar ti. Me dhimbje në zemër, por me kokën lart. Me kokën lart, babë. Gjithmonë”.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Gjykimi Special
16 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.