
Sabit Geci, veteran i luftës, gjatë rrëfimit për një ngjarje përmendi edhe familjen Haradinaj, duke shprehur respekt të veçantë për këtë familje.
“Po shkoja në varrimin e Luan Haradinajt. Kam respekt të jashtëzakonshëm për atë familje, sepse i njoh në detaje dhe e di çfarë burrash janë”, është shprehur Geci.
Ai ka treguar se Luan Haradinajn e ka njohur personalisht dhe se ka pasur edhe kontakte të afërta me familjen e tij.
“Luanin e kam njohur personalisht. Kam ngrënë bukë në atë familje dhe e njoh kontributin e tyre. Është sikur me qenë në Drenicë”, ka deklaruar Geci.