Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Arrestohet në veri një i kërkuar, ishte i dënuar me gjashtë muaj burgim

Gazeta10
18 September 2026 - 15:03

Policia e Kosovës ka arrestuar të enjten në Mitrovicë të Veriut një person të kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

Sipas Policisë, bëhet fjalë për K.M., 51-vjeçar, i cili u arrestua më sot në adresën e tij të banimit.

Ai ishte i kërkuar me urdhëresë të gjykatës për veprën penale “Sulm” dhe ishte dënuar me gjashtë muaj burgim. Pas përfundimit të procedurave përkatëse, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri, gjatë periudhës janar–gusht 2026, janë realizuar gjithsej 95 urdhëresa të gjykatave kompetente, prej të cilave 11 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit, ndërsa personat e tjerë, pas obligimeve të përfunduara në gjykatë, janë liruar. Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave të gjykatave ndaj personave të kërkuar, të cilët ende nuk u janë përgjigjur thirrjeve të organeve të drejtësisë”, thotë PK

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.