Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndalimi i Vlora Hysenit, Shala: Kishte rol të rëndësishëm në AKI

Gazeta10
22 September 2026 - 20:47

Drejtoresha e Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Vlora Hyseni, është ndaluar në pikën kufitare të Vërmicës, sipas burimeve të raportuara nga Kanal10.

Sipas këtyre burimeve, Hyseni kishte qëndruar gjatë ditës në Kosovë dhe më pas, gjatë kalimit në pikën kufitare të Vërmicës, është ndaluar dhe është dorëzuar te autoritetet shqiptare.

Për këtë zhvillim ka folur në emisionin “Politiko” analisti Mentor Shala. Ai ka deklaruar se, bazuar në informacionet që  se ka, Hyseni kishte pasur një rol të rëndësishëm në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë,  veçanërisht në çështjet që lidhen me veriun e Kosovës, ndikimin rus dhe serb në Kosovë e rajon, si dhe në Shqipëri.

Shala ka theksuar gjithashtu se, sipas tij, Hyseni kishte pasur marrëdhënie të mira me shërbimet partnere të inteligjencës, përfshirë ato amerikane.

Duke komentuar situatën politike në Shqipëri dhe vendimin për largimin e saj, Shala e ka lidhur këtë zhvillim me situatën me të cilën, sipas tij, po përballet kryeministri shqiptar Edi Rama.

“E ka pasë një rol goxha të rëndësishëm në AKI, u marrë kryesisht me veriun, me ndikimin e Rusisë dhe Serbisë në Kosovë, por edhe në rajon e në Shqipëri. Po ashtu ka pasë një lidhje shumë të mirë me partnerët, shërbimet partnere të inteligjencës amerikane”, ka deklaruar Shala.

Ai ka vlerësuar se mënyra se si Rama ka reaguar ndaj kësaj situate mund të ketë pasoja, duke argumentuar se një zyrtare në një pozitë të tillë mund të ketë pasur qasje në informacione të rëndësishme dhe sekrete.

Sipas Shalës, Rama po përballet edhe me probleme të tjera politike në Shqipëri. Ai ka deklaruar se kryeministri shqiptar “e ka humbë” dhe se largimi i figurave në nivele të larta të shtetit, sipas tij, nuk është domosdoshmërisht zgjidhje për situatën me të cilën përballet.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.