Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çitaku: Nuk ka si kjo rini, po na i mbush edhe zemrat me shpresë

Gazeta10
22 September 2026 - 23:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas pjesëmarrjes masive të qytetarëve dhe rinisë në sheshet e Prishtinës në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përmes një postimi, Çitaku ka shprehur mirënjohje të veçantë për të rinjtë që po mbushin sheshin, duke theksuar se kjo energji u jep forcë çlirimtarëve që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Nuk ka si Kosova. Nuk ka si kjo rini. Jo vetëm që po i mbush sheshet, por po na i mbush edhe zemrat me shpresë, e po u jep forcë çlirimtarëve tanë në Hagë. Bashkë me ju, deri në liri”, ka shkruar Çitaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.