Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor, ktheu në binarë konstituimin e institucioneve

Gazeta10
23 September 2026 - 15:30

Gjykata Kushtetuese e ktheu ne binarë ligjshmërie konstituimin e institucioneve pas zgjedhjeve, tha analisti politik Ilir Deda pas vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese.

“Gjithashtu, e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor”, thotë Deda.

“Tash që gjithçka është e qartë, po presim të shohim a ka çfarëdo mundësie për çfarëdo përbashkimi në këtë situatë – më të vështirën në këto 15 vjetët e fundit”.

Lëvizja Vetëvendosje u akuzua nga disa parti opozitare se po tenton të shtyjë datën e zgjedhjeve deri në fund të dhjetorit kur e sheh të përshtatshme për të.

Kushtetuesja e shpalli Kuvendin të konstituuar, por tha se është konstituuar jashtë afatit kushtetues. Për këtë afati për Presidentin ka nisur të rrjedhë që nga 8 gushti.

Ky afat për zgjedhjen e presidentit përfundon më 6 tetor.

Ndërkaq, formimi i Qeverisë është shpallë kushtetues.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.