
i ftuar në emisionin “Adresa”, veterani i luftës, Avni Ajeti ka rrëfyer për takimin e tij me dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahir Pajaziti, si dhe për një fotografi të realizuar së bashku në Tiranë.
Ajeti tregoi se Pajazitin e kishte takuar më 24 dhjetor 1994, me sugjerimin e vëllait të tij, Nazmiut.
Duke folur për fotografinë ku shfaqet së bashku me Zahir Pajazitin, Ajeti tha se ajo ishte realizuar në Tiranë, kur ai ishte vetëm 17-vjeçar.
“Zahirin e kam takuar më 24 dhjetor 1994, më sugjeroi Nazmiu, vëllai. Këtë fotografi e kemi bërë në Tiranë, si 17-vjeçar. U takuam me një djalë sportiv, muskuloz, sepse po atë ditë kemi udhëtuar për Tiranë. Për moshën që e kisha, më respektoi”, ka rrëfyer Ajeti.