Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti takohet me Mickoskin në New York, flasin për tunelin Prizren-Tetovë dhe energjinë

Gazeta10
23 September 2026 - 23:50

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti bëri të ditur se me Mickoskin ka diskutuar për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Kurti tha se gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e përshpejtimit të procedurave për realizimin e projektit të tunelit Prizren-Tetovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
23 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.