Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Parashikimi i motit

Gazeta10
24 September 2026 - 23:55

Nesër në Kosovë pritet të kemi ndryshim substancial të motit, me shtim dhe grumbullim masiv të vranësira të cilat pritet të kushtëzojnë reshje shiu.

Nganjëherë lokalisht priten reshje mesatare e në ndonjë rajon edhe intervale reshjesh të dendura shiu.

Temperaturat maksimale do të shënojnë ulje të ndjeshme dhe pritet të luhaten nga nga 9 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet ndryshim substancial i motit në të gjitha viset me shtim dhe dendësim masiv të vranësira dhe reshje lokalisht të dendura atmosferike. Në shumë pjesë të Shqipërisë dhe Malit të Zi priten stuhi shiu me vetëtima dhe bubullimë dhe me rrebeshe mjaft të dendura shiu. Në viset tjera priten reshje shiu lokalisht edhe rrebeshe e me intervale reshjesh të dendura. Reshjet do të fillojnë në Mal të Zi së pari dhe së fundi do të përfundojnë në jug e lindje të Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut, pra sistem i madh vranësirash nga veriperëndimi drejt juglindjes.

Në malet më të larta priten reshje shqote e bore.

Edhe të shtunën lokalisht priten reshje të cilat do të vijnë duke u lokalizuar dhe larguar. Gjatë ditës priten vranësira e lokalisht intervale kohore me diell. Temperaturat do të fillojnë të rikuperohen gradualisht.

Nga e diela  stabilizim i motit dhe rritje graduale por e sigurte e temperaturave./MeteoBallkan

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
24 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.