
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, gjatë debatit në emisionin “Politiko”, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe pushtetin për qasjen ndaj zhvillimeve që lidhen me Gjykatën Speciale në Hagë.
Behrami tha se, në një situatë të tillë, institucionet do të duhej të ndërmerrnin hapa politikë dhe të mobilizonin institucionet e vendit.
“Me pas na shtet, kryeministri atë natë ta kishte thirr Këshillin e Sigurimit, partitë politike, Kuvendin, Qeverinë, popullin. Ku janë ato? Zero empati për popullin, zero UÇK. S’ka asnjë përpjekje me ba diçka, e ti më thua u dasht me ba kështu e ashtu. E na pa shtet jemi qe gjashtë vjet”, deklaroi Behrami.