
Presdenti i Serbisë, Alexander Vuçiq është bërë mjaft aktiv ditëve të fundit me deklarata publike dhe intervista, vecmas pas zhvillimeve në veri të Kosovës.
Në një paraqitje të mbrëmshme në TV Pink, ai ka thënë se “Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjidhjen e kësaj situate”.
“Nëse amerikanët janë mjaftueshëm të zgjuar, ata do t’i shpjegojnë KFOR-it, UNMIK-ut, dhe EULEX-ut se ata janë duke kryer detyrat e sigurisë në veri, jo institucionet e Kosovës. Nëse kjo nuk ndodh, do të ketë fatkeqësi”, ka thënë Vuciq, raporton Gazeta 10.
Sipas tij, “njerëzit nuk do ta tolerojnë më” sjelljen e Prishtinës, e cila nuk respekton angazhimet e saj të Brukselit”.
Në këtë kontekst, Vuçiq mbrëmë i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më herët i kishte bërë thirrje zyrtarëve serbë që të kthehen në institucionet e tyre. “Serbët do të kthehen, por – së pari, Asociacioni i Komunave Serbe dhe tërheqja e vendimit për riregjistrimin e targave, siç është shkruar në dokumentin e nënshkruar. Kur ta bëni këtë – atëherë mund të flasim për gjithçka tjetër” shtoi presidenti serb.
Të shtunën, përfaqësuest e Listës Serbe vendosën të bojkotojnë angazhimin e tyre publik nga të gjitha institucionet e Kosovës. Njëjtin veprim e bën edhe shumë pjesëtarë serb të Policisë së Kosovës./Gazeta10