
Në sheshin e Prishtinës po zhvillohet një protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale të 16 shtatorit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Në raportim direkt për Kanal 10, gazetari Zeqir Hasani po sjell detaje nga protesta, ndërsa qytetarët pjesëmarrës kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Gjatë prononcimeve, qytetarët deklaruan se janë në përkrahje të çlirimtarëve dhe kundërshtuan vendimin e Gjykatës Speciale.
Familjarët e ish-krerëve, miq e figura publike po shihen në mesin e turmave.