
Kompozitori Adrian Hila dje ka dhënë dëshmi në polici lidhur me videot intime të publikuara ku është i përfshirë ai.
Euronews Albania ka raportuar nga Policia e Tiranës ku ka bërë me dije se në dëshminë e tij Hila ka pranuar vendosjen e kamerave, por, sipas tij, në asnjë moment nuk ka pasur për qëllim të përdorte filmimet.
Sipas këtij mediumi, Hila është lënë i lirë pas dëshmisë, ndërsa pritet të merren në pyetje edhe persona të tjerë të identifikuar në lidhje me rastin.
Sa i përket pamjeve, Hila është shprehur se nuk ka bërë asnjë shkarkim për këto pamje lidhur me DVR-në që ndodhet në banesën e tij. Ndërkohë, dëshmia ka zgjatur për disa orë dhe më pas është lënë i lirë për të shkuar në banesën e tij.
Tashmë hetimet janë të zgjeruara me marrjen në pyetje edhe të personave të cilët janë të identifikuar nga ana e policisë në këto video, por për shkak të gjendjes së tyre psikologjike nuk është bërë e mundur marrja e tyre në pyetje. Një nga të tjerët që pritet të merret në pyetje është edhe gazetari që publikoi lajmin.