Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti publikon fotografi me Trump: SHBA, aleati kryesor i Kosovës

Gazeta10
02 October 2026 - 12:18

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar në Facebook një postim ku thotë se, gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka takuar për herë të parë presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Në postimin e tij, Kurti thotë se gjatë takimit e ka falënderuar Trumpin për rritjen e investimeve në mbrojtje në kuadër të NATO-s, duke theksuar se, sipas tij, edhe Kosova duhet të bëhet pjesë e Aleancës.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Postimi shoqërohet edhe me fotografi ku Kurti dhe Trump shfaqen së bashku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.