
Takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, pritet të mbahet sot në objektin e Qeverisë së Kosovës.
Takimi është paraparë të nisë rreth orës 16:30, ndërsa mediat nuk po lejohen t’i afrohen objektit të Qeverisë.
Kurti dhe Hamza pritet të diskutojnë për çështjen e zgjedhjes së presidentit, si dhe për ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara./Gazeta10