
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka vizituar Ambasadën e Republikës së Kosovës në Strasburg, duke theksuar rëndësinë e pranisë dhe përfaqësimit të Kosovës në Evropë.
Kusari-Lila ka thënë se aty ku valon flamuri i Kosovës, forcohet edhe lidhja me shtetin dhe qytetarët e tij.
Ajo ka bërë të ditur se Ambasada e Kosovës në Strasburg tashmë është në pronësi të shtetit të Kosovës, duke e cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për përfaqësimin institucional të vendit.
“Prania e Kosovës në Evropë po zgjerohet dhe po bëhet më e qëndrueshme. Përfaqësimi po ngrihet e shërbimet konsullore po shtohen, ndërsa shteti është gjithnjë e më afër qytetarëve të vet, kudo që ata jetojnë e veprojnë”, ka shkruar Kusari-Lila.
Gjatë vizitës, ajo ka qëndruar në Ambasadë së bashku me ambasadorin Fitor Murati dhe stafin e konsullatës.