Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Reagon Lushtaku: Nesër jam veç UÇK, jo PDK – çdo veprim që çon drejt mosvotimit të ligjit në dy leximet është tradhti

Gazeta10
04 October 2026 - 16:37

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se nesër është veç UÇK dhe jo PDK.

Ai përmes një postimi në Facebook thotë se çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, për mua është tradhti ndaj sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria jonë.

Lushtaku thotë se nesër nuk është dita e partive, por dita për të dëshmuar se sa seriozisht e respektojmë UÇK-në, dëshmorët, luftëtarët, sakrificën dhe lirinë e Kosovës.

Postimi i tij:

Nesër jam veç UÇK, jo PDK.

Andaj, çdo veprim që çon drejt neglizhimit, vonimit apo mosvotimit të ligjit në të dy leximet, për mua është tradhti ndaj sakrificës mbi të cilën u ndërtua liria jonë.

E di se fjala “tradhti” duket e rëndë. Por edhe më e rëndë është kur ata që udhëheqin në emër të popullit gjejnë më shumë forcë, kohë dhe vullnet për të luftuar për karrige e pushtet, sesa për të mbrojtur sakrificën e popullit, luftën e UÇK-së, lirinë dhe shtetin tonë.

Nesër nuk është dita e partive. Është dita për të dëshmuar se sa seriozisht e respektojmë UÇK-në, dëshmorët, luftëtarët, sakrificën dhe lirinë e Kosovës.

🇽🇰 UÇK-ja duhet të na bashkon!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.