Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hamza: Kemi besuar në drejtësi, prandaj votuam Specialen – akuzat nuk qëndrojnë, Gjykata ka devijuar

Gazeta10
05 October 2026 - 10:41

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar se votimi për themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015 ishte bërë me besimin se proceset do të zhvilloheshin në mënyrë të drejtë.

Hamza ka thënë se akuzat ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së nuk qëndrojnë, duke vlerësuar se vetë Gjykata Speciale ka devijuar nga qëllimi për të cilin ishte themeluar.

“Kemi besuar në drejtësi, prandaj dhe është votuar Specialja”, ka deklaruar Hamza.

Ai ka theksuar se qëndrimi i tij nuk lidhet me kundërshtimin e drejtësisë, por me mënyrën se si, sipas tij, ka funksionuar Gjykata Speciale dhe proceset e zhvilluara në Hagë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.