
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se dy pikat e rendit të ditës mund të përfundojnë për më pak se një orë, duke bërë thirrje që koha në dispozicion të shfrytëzohet maksimalisht.
“Është e rëndësishme të kuptojmë që dy pika të rendit të ditës mund të kryhen për më pak se një orë dhe do të duhet të shfrytëzohet maksimalisht koha që kemi në dispozicion”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se përshkallëzimi i situatës do të bartë përgjegjësi.
“Kush e eskalon situatën, mban përgjegjësi”, ka thënë Kurti./Gazeta10