
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Projektligji është hedhur në votim në seancën e sotme të Kuvendit, pas diskutimeve dhe përplasjeve të shumta politike lidhur me ndryshimet e propozuara.
Me miratimin në lexim të dytë, projektligji kalon procedurat e mëtejshme për hyrjen në fuqi, në përputhje me procedurat ligjore./Gazeta10