Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Basri Muja: Justina Shiroka-Pula nuk do të lejojë të politizohet

Gazeta10
07 October 2026 - 21:50

Analisti politik Basri Muja, në emisionin “Politiko” në Kanal10, ka folur për rolin e presidentes së ardhshme dhe raportin e saj me partitë politike.

Muja ka thënë se presidentja nuk duhet të përdoret për interesa partiake dhe se roli i saj duhet të jetë i ndarë nga pozita dhe opozita.

“Jam gati i sigurt që një presidente, zonja Shiroka-Pula, nuk do të lejojë që të politizohet, që të partizohet. Roli i saj është tjetër dhe zonja Shiroka-Pula, si politikane, si akademike, e di mirë rolin e saj”, ka deklaruar Muja.

Ai ka theksuar se pozita e presidentes nuk duhet të jetë as zgjatje e qeverisë dhe as opozitë ndaj saj.

“Pozita e presidentit, apo presidentes në këtë rast, nuk përkon me të qenë as dorë e zgjatur e qeverisë, por as opozitë e qeverisë”, ka thënë Muja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.