Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Çollaku për projektligjin rreth Speciales: Gjëja e fundit që iu duhet sot katër të Hagës është kundërshtia e faktorit ndërkombëtar

Gazeta10
08 October 2026 - 19:05

Ish-deputeti i Shqipërisë dhe i angazhuari politikisht në Kosovë, Bekim Çollaku, ka komentuar projektligjin që lidhet me Dhomat e Specializuara të Kosovës.

I ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, Çollaku tha se kundërshtia e faktorit ndërkombëtar është gjëja e fundit që, sipas tij, u duhet të akuzuarve në Hagë.

“Gjëja e fundit që iu duhet sot katërve të Hagës është kundërshtia e faktorit ndërkombëtar. Menjëherë sa kaloi ligji, kemi pasur reagime të ashpra nga BE-ja”, tha Çollaku.

Ai tha se Bashkimi Evropian, sipas tij, po e konsideronte sjelljen e Kosovës si të papërgjegjshme, duke shtuar se reagimet ndërkombëtare ishin të detajuara.

“Unë do ta kisha propozuar një opsion krejt tjetër”, deklaroi Çollaku, duke folur për projektligjin rreth Speciales.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.