Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Vuçiqi është në një situatë ” Rrej ose humbë” – dhe të dyja i ka të humbura

Gazeta10
07 November 2022 - 18:13

Dardan Krasniqi ka vlerësuar se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq me zhvillimet aktuale në very të Kosovës si dhe dorëheqjet e serbëve nga institucionet e vendit, është në pozicion rrej ose humbë.

Ai madje ka kujtuar edhe kohën kur Serbia në vitet e 90-ta largoi nga puna qytetarët e Kosovës, shkruan Gazeta10.

“Është po kjo Serbi që shqiptarët e kanë përjatur, kështu i ka zhveshur dhe i ka larguar nga puna policët tanë në vitin 1990, kështu po ua bën edhe qytetarëve të vet për interesa të veta. Vuçiq është në një situatë rrej ose humbë. Pra, të dyjat Vuçiq i ka të humbura. Edhe kur ish-kryeministri Haradinaj ka vendosur taksën 100% Serbia ka bërë kështu. Është argument i kohës se Haradinaj se kishte aso kohe as fuqinë politike. Sot kemi situatë krejt tjetër”, tha Krasniqi në Info10./ Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.