
Avokati Taulant Hodaj ka vlerësuar se nisma për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Hagë përbën një përpjekje politike për të përcjellë mesazhin e Kosovës për funksionimin e kësaj gjykate, por ka shprehur rezerva për efektin e saj juridik.
Duke folur në Politiko të Kanal 10, Hodaj ka thënë se përpjekje të tilla ndoshta është dashur të bëheshin më herët, por ka theksuar se nga aspekti juridik nisma mbetet e diskutueshme.
“Ligji është një artikulim i përpjekjeve dhe mesazheve që shoqëria e Kosovës ia kanë dhënë funksionimit të Gjykatës Speciale prej fillimit e deri më tani. Ndoshta është dashur të ketë përpjekje të tilla më herët, por, në anën tjetër, realisht, juridikisht është jashtëzakonisht diskutabile, sepse efekti juridik mund të jetë jashtëzakonisht i vogël”, ka deklaruar Hodaj.
Sipas tij, ndryshimet ligjore nuk nënkuptojnë lirimin e personave që mbahen në Hagë, pasi një vendim i tillë varet nga procedurat dhe vendimet e gjykatës.
“Ata në Hagë lirohen me vendim të Gjykatës së Apelit, jo me këtë ligj”, ka theksuar Hodaj, duke shtuar se, megjithatë, koha për ndërmarrjen e kësaj nisme ka qenë e përshtatshme.
Ndryshe, Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor 2026, në lexim të dytë, ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar