Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Lajm i mirë, nesër nis ngrohja nga Termokosi – mbi 25 mijë konsumatorë të kyçur në rrjet

Gazeta10
14 October 2026 - 11:31

Ngrohja përmes sistemit të Termokosit do të nisë nesër.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj ndërmarrjeje, Afërdita Uka.

Sipas saj, aktualisht në rrjetin e Termokosit janë të kyçur rreth 25 mijë konsumatorë, të cilët do të përfitojnë nga furnizimi me ngrohje gjatë sezonit të ri ngrohës.

Sa i përket zgjerimit të rrjetit, projektet e realizuara për këtë qëllim kanë përfunduar vitin e kaluar.

Megjithatë, pritet që zgjerimi të vazhdojë edhe në lagje të tjera, me synimin për të përfshirë më shumë konsumatorë në sistemin e ngrohjes qendrore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.