
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar të mërkurën një bisedë telefonike me të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Sipas njoftimit të Qeverisë së Kosovës, Pierce ka përcjellë urimet e qeverisë britanike dhe të kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e presidentes dhe funksionalizimin e institucioneve të Kosovës.
Gjatë bisedës, Pierce ka shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën dhe proceset e saj politike e zhvillimore.
Ndërkaq, sipas komunikatës, Kurti e ka falënderuar për urimet dhe ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me qeverinë britanike dhe zhvillimin e partneriteteve të reja strategjik.
Njoftimi i plotë:
Kryeministri Kurti zhvilloi bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Pierce
Prishtinë, 14 tetor 2026
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me të Dërguarën e Posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Dame Karen Pierce.
Me këtë rast, e Dërguara e Posaçme Pierce përcolli urimet e Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar dhe të Kryeministrit Andy Burnham për zgjedhjen e Presidentes dhe funksionalizimin e plotë të institucioneve të Kosovës. Ajo shprehu përkrahjen e plotë dhe të vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, përparimin demokratik dhe proceset e saj politike e zhvillimore.