
Sot në Kosovë pritet të jetë mot kryesisht i vranët, por do të ketë intervale me diell.
Ndërkaq, gjatë ditës në disa zona pritet të ketë edhe nga pak shi, diku edhe rrufe.
“Të shtunën mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Era do të fryjë kryesisht nga veriu dhe herë pas here pritet të jetë e fortë, me shpejtësi prej 14-44 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 18°C