
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmjen e së premtes në Gjakovë, ku viktimë dyshohet të jetë një vajzë, e cila është rrahur nga babai i saj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari nuk është takuar nga organet e rendit dhe gjendet në arrati.
“Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari nuk është takuar dhe gjendet në arrati. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë