Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia në Kaçanik realizon ushtrim për evakuimin emergjent në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec

Gazeta10
20 October 2026 - 20:23

Sot, në SHFMU “Katër Dëshmorët” në Kovaçec, është realizuar një ushtrim për evakuim emergjent, në bashkëpunim me Njësinë e Zjarrfikësve, Qendrën e Mjekësisë Familjare dhe stafin e shkollës.

Sipas policisë, ushtrimi kishte për qëllim vlerësimin e gatishmërisë dhe ngritjen e vetëdijes për reagim të shpejtë e të koordinuar në situata emergjente, me theks të veçantë në sigurinë dhe mbrojtjen e nxënësve dhe stafit shkollor në rast të zjarreve.

“Policia e Kaçanikut mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin me institucionet arsimore dhe shërbimet emergjente për krijimin e një mjedisi shkollor më të sigurt”, përfundon policia

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.