
Deputeti i PS-së në Shqipëri, Ermal Pacaj duke komentuar protestat që mbahen në Shqipëri, ka deklaruar se sot gjendja është më e qetë dhe ndoshta ka ndikuar edhe dalja e pedagogëve në rrugë.
Ai përmes një lidhje direkte për emisionin GAZETA në Kanal 10 ka ngritur akuza ndaj PD-së, duke e konsideruar si një inskenim të saj.
Sipas tij, nga kjo protestë e dhunshme është dëmtuar shteti, dhe nëse shohim me shifra del se pjesa më e madhe e të lënduarve janë oficerët e policisë.
“Patjetër që nëse dhuna nuk ka qenë proporcionale, secili do të japë llogari, qoftë edhe oficerët e policisë nëse i kanë tejkaluar veprimet e tyre ligjore”, tha ai mes tjerash.
Për më shumë shikone videon e plotë./GAZETA10