Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gërvalla: Nëse dorëheqja do të kontribuonte, do ta kisha dhënë

Gazeta10
30 October 2026 - 9:45

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se do të jepte dorëheqje nga posti i saj nëse kjo do të kontribuonte.

Ajo ka thënë se nuk do të hezitonte ta ndërmerrte këtë hap nëse do të kishte ndikim.

“Po te konsideroja që dorëheqja do të ishte mekanizmi për të cilin do të kontribonim për një identifikim më të saktë, më të shpejtë për veprim ose mosveprim unë do të kisha dhënë dorëheqje… Pikërisht e kundërta është. Qytetari e din se unë jam gjithmonë në anën e viktimave”.

“Nuk është momenti”, tha Gërvalla.

Gërvalla është përballur me thirrje për dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt, rast që ka nxitur reagime dhe kërkesa për përgjegjësi institucionale.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.