
Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq, ka biseduar sot me ambasadorin e Greqisë në Serbi, Giorgos Diakofotakis, për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në krahinë dhe vendimin e fundit të popullit serb për t’u larguar nga institucionet e Republikës së Kosovës, shkruan Tanjug.rs, transmeton Gazeta10.
Petkoviq vuri në dukje faktin se lëvizjet e njëanshme gjithnjë e më të shpeshta të Kosovës e kanë bërë të pamundur vazhdimin e ndonjë dialogu kuptimplotë dhe se ngjarjet e fundit të serbëve në Kosovë e kanë sjellë mbijetesën e tyre fizike në prag të kërcënimit./Gazeta10.