Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

E rrahu për vdekje bashkëshorten në vitin 2022, arrestohet 38-vjeçari në Durrës

Gazeta10
31 October 2026 - 9:47

Një 38-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Në pranga ka rënë shtetasi Fatjon Haxhiu, banues në Manzë, ndaj të cilit Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” më 31 mars 2022, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 18 mars 2022, kur 38-vjeçari dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Për shkak të dëmtimeve të marra, gruaja ka ndërruar jetë 10 ditë më vonë.

Ndalimi i tij u bë i mundur pas deportimit nga Greqia. Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme./TCh/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
31 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.