Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Amerikani me origjinë sllave arrestohet në Tiranë, dyshohet se hodhi bomba molotov

Gazeta10
01 November 2026 - 16:17

Një shtetas amerikan me origjinë sllave, nga Kalifornia, është arrestuar pas dyshimeve për përfshirje në akte dhune gjatë protestës së të shtunës më 31 tetor.

Kevin Radosevich është fotografuar teksa dyshohet se shpërndan koktej molotov drejt turmës.

Arrestimi i tij vjen vetëm 10 ditë pas arrestimit të një tjetër shtetasi amerikan.

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 persona pas akteve të dhunës të shënuara gjatë protestës së zhvilluar ditën e djeshme në kryeqytet.

Përmes një njoftimi, policia deklaroi se protestuesit kundërshtuan dhe goditën punonjësit e Policisë me sende të forta, lëndë piroteknike, bomba molotov, sfera dhe vida metalike.

Ndërkohë për 3 persona kanë nisur hetimet, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim./AbcNews Albania

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.