Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Senatori Chris Murphy shtrohet në spital pasi pësoi goditje në tru

Gazeta10
01 November 2026 - 20:07

Senatori amerikan Chris Murphy është shtruar në spital pasi ka pësuar një goditje në tru, bëri të ditur shefi i kabinetit të tij të dielën.

Demokrati 53-vjeçar u dërgua në spital të shtunën, pasi ndjeu mpirje në krah ndërsa ndiqte ndeshjen e hokejit të djalit të tij, tha Allison Herwitt, shefja e kabinetit të Murphy.

Pas ekzaminimit, mjekët konstatuan se Murphy kishte pësuar një goditje në tru, tha Herwitt, duke shtuar se senatori është transferuar në spitalin “Johns Hopkins” në Baltimore.

“Mjekët janë të inkurajuar nga përparimi i tij. Ai është i zgjuar dhe i vetëdijshëm, dhe ne jemi optimistë se do të shërohet plotësisht,” tha Herwitt.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.