Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Millaku: Dyshimet për dështim në rastin e Arlinda Zekajt drejtohen kah Prokuroria

Gazeta10
03 November 2026 - 19:17

Avokati Haxhi Millaku, i ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal 10, ka ngritur dyshime se përgjegjësia për dështimet në rastin e Arlinda Zekajt mund të mos jetë te Policia, por te Prokuroria.

Millaku ka deklaruar se është i dyshimtë se hallkat e Prokurorisë mund të kenë dështuar, duke theksuar se Policia vepron në bazë të urdhrave dhe udhëzimeve që merr nga Prokuroria.

“ Ndoshta nuk ka dështuar Policia, por hallkat e Prokurorisë. Jam shumë i dyshimtë se hallkat e Prokurorisë kanë dështuar, sepse urdhrat Policia i merr nga Prokurori”, ka deklaruar Millaku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.