
Analisti politik Burim Korqa, sonte në emisionin Politiko, ka vlerësuar se zhvillimet aktuale në PDK mund të krijojnë mundësi për rikthimin e Fatmir Limajt në krye të partisë.
“Ky është një rast shumë i mirë që Fatmir Limaj të kthehet në krye të PDK-së. Madje, ai është më i pranueshëm se të tjerët për një pjesë të madhe të atyre që e kanë fuqinë vendimmarrëse”, u shpreh Korqa.