
Ish-krydiplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar angazhim më të fuqishëm të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.
Këto deklarime, ai i ka bërë në debatin e nivelit të lartë “Angazhimi i besueshëm në Jug”, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Berlin.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka nënvizuar se për Kosovën është i rëndësishëm anëtarësimi në NATO.