
E mbijetuara e luftës për emisionin “Adresa” ka rrëfyer tmerrin e përjetuar gjatë luftës nga forcat serbe.
Ajo ka treguar në detaje se si ushtarët serb e kanë dhunuar gjatë asaj periudhe, raporton Gazeta10.
“Njëherë na kan qit në livadhe krejtve masnej ja kanë nis njo ka njo me na marrë forcat serbe na kanë shti në kerre, kur na qojshin u kthejshin i merrshin apet tjerat, e kom pas qikën e vogël në dorë ma kanë marrë e ma kanë gjujtë në tokë unë kom tentu mos me shku me ta po masnej mu bonën 2-3 veta e mgjujshin me shkelma, mkan shti në kerr e më kanë pru në një shtëpi mu kur më kanë marrë jom kon pa vetëdije, edhe sot kur ti shoh qoftë edhe kerret e ushtrisë tonë mu shpirti më lëshon më doket si mem hyp përmi kerret, masnej na kanë marrë ka dy ka tre e kanë bo qa kanë dashtë me neve” , tha ajo.
Për më shumë detaje ndiqni videon më poshtë./Gazeta10