Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ipeshkvi i Kosovës takon ambasadorin britanik, flasin për harmoninë ndërfetare dhe IA-në

Gazeta10
10 November 2026 - 17:44

Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, gjatë ditës së djeshme ka pritur në takim, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit, në takim është biseduar, mes tjerash, edhe për harmoninë ndërfetare në Kosovë.

“Takimi u zhvillua duke shkëmbyer mendime me tema të rëndësishme, mbi harmoninë ndërfetare dhe mbi sfidat që i sjell Inteligjenca Artificiale”, u tha në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare në Facebook të Ipeshkvit të Kosovës, Dodë Gjergji

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.