Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Quni: Vendimi i Hagës për 96 vrasjet do të hapë debate të reja në shoqëri

Gazeta10
11 November 2026 - 23:02

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, ka komentuar dënimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale në Hagë.

I ftuar në emisionin “Adresa”, Quni ka thënë se dëshira e tij ka qenë që secili individ, e veçanërisht ata që kanë pasur përgjegjësi të larta në hierarkinë ushtarake, të dalin të pastër nga procesi gjyqësor.

“Unë nuk do të doja të rezultonte që cilido shqiptar të ketë ndonjë mëkat apo përgjegjësi gjatë luftës. Dëshira ime ishte që çdo individ, veçanërisht ata që kanë pasur përgjegjësi të larta në hierarkinë ushtarake, të dalin të pastër dhe të hiqen dilemat se kush është përgjegjës për vrasjen dhe zhdukjen e personaliteteve që i kemi cilësuar se kanë pasur peshë të veçantë politike, shkencore, letrare, mediale e të tjera”, ka deklaruar Quni.

Ai ka thënë se vendimi i Gjykatës, sipas të cilit katër personalitete të UÇK-së janë shpallur përgjegjës për 96 vrasje, është i dhimbshëm dhe se kjo çështje mund të hapë debate të reja në shoqëri.

“Kur gjykata del me një vendim që katër personalitete të UÇK-së janë përgjegjës për 96 vrasje, nuk është ndjenjë e mirë, sepse kjo plagë do të krijojë një ambient dhe do të hapë tema të ndryshme”, ka thënë Quni në “Adresa”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.