
Kryeministri i vendit , Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Republikës së Irlandës, ku do të marrë pjesë në Samitin IX të Komunitetit Politik Evropian (EPC).
Sipas njoftimit zyrtar, në margjina të Samitit dhe gjatë vizitës në Dublin, kryeministri Kurti do zhvillojë takime bilaterale me liderë e përfaqësues shtetesh, si dhe institucionesh e organizatash ndërkombëtare.