
Një pjesëtar i Gardës së Nderit franceze është alivanosur të mërkurën, më 11 nëntor, gjatë ceremonisë zyrtare të pritjes së presidentit të Sllovakisë, Peter Pellegrini, në Pallatin Elysee në Paris.
Në momentin e incidentit, presidenti francez Emmanuel Macron iu afrua menjëherë ushtarit për të parë gjendjen e tij dhe për t’i ofruar ndihmë, ndërsa në përpjekje për ta asistuar u përfshinë edhe pjesëtarë të tjerë të stafit.
Pak çaste më vonë, ushtari u largua nga vendi i ceremonisë nga personeli i sigurisë.
Deri më tani, nuk ka informacione zyrtare lidhur me shkaqet që çuan në alivanosjen e tij apo me gjendjen e tij shëndetësore.