Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nufi në Forumin e Oslos: Integrimi i Kosovës në NATO, domosdoshmëri strategjike për rajonin

Gazeta10
12 November 2026 - 16:32

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, deklaroi sot se integrimi i Kosovës në NATO është një domosdoshmëri strategjike për forcimin e stabilitetit rajonal, parandalimin e konflikteve dhe shmangien e rrezikut të hapjes së fronteve të reja të pasigurisë në Evropë.

Ai këto komente i bëri në Forumin për të ardhmen e Atlantikut të Veriut 2026 që mbahet në Oslo të Norvegjisë.

Ministri Nufi theksoi rëndësinë e këtij takimi për forcimin e bashkëpunimit mes aleatëve, veçanërisht në drejtim të pikave strategjike dhe urave të komunikimit mes aktorëve të Aleancës në të dy anët e Atlantikut.

Gjatë këtij forumi, ministri Nufi është takuar me homologun e tij norvegjez Tore O. Sandvik dhe Nënsekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar Lord Wood of Anfield.

“Ballkani Perëndimor dhe veçanërisht Kosova duhet të mbeten në vëmendjen e Aleancës. Siguria euroatlantike është e pandashme dhe një NATO më e fortë në Ballkan do të thotë një Evropë më e sigurt”, tha ai.

Forumi organizohet nga qeveritë e Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj norvegjeze, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë politik, ushtarak dhe të industrisë së mbrojtjes nga vendet aleate.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.