Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

S’ka kuorum, Rezoluta për mungesën e barnave nuk kalon në Kuvend

Gazeta10
13 November 2026 - 17:53

Pas kthimit nga pauza, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka hedhur në votim Rezolutën e propozuar nga deputetja e PDK-së, Sala Jashari, lidhur me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit, e cila mbeti katër muaj pa terapi, dhe mungesën e vazhdueshme të barnave onkologjike.

Vetëm 44 deputetë morën pjesë në votim, prej të cilëve 42 votuan pro, ndërsa dy abstenuan. Në sallë ishin 63 deputetë.

Haxhiu më pas vazhdoi me rendin e ditës dhe aktualisht po diskutohet “mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.