Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dorëhiqen edhe udhëheqësit serbë të komisioneve zgjedhore në veri

Gazeta10
09 November 2022 - 9:49

Udhëheqësit e komisioneve zgjedhore në pjesën veriore të Kosovës kanë dhënë dorëheqje në vazhdën e largimit të serbëve nga Institucionet e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Sllobodan Dimitrijeviq, i cili ka mbajtur pozitën e kryetarit të komisionit zgjedhor për Mitrovicën e Veriut, transmeton Gazeta10.

Krejt kjo pasi pritet që së shpejti të caktohet edhe data e zgjedhjeve për komunat veriore.

“Në një veprim të tillë kemi vendosur me se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të shpallen në komunat tona pa marrëveshje politike dhe vullnetin e qytetarëve në komunën Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. në një situatë kur na kërkohet të bëjmë zgjedhje një proces që është i pamundur të realizohet.Ne besojmë se realizimi i një procesi të tillë zgjedhor pa arritur marrëveshje politike dhe pëlqimin e qytetarëve tanë është një mision i pamundur”, tha ai për Kosovo-Online.

Sipas Dimitrijeviq, mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore do të ishte në kundërshtim me vlerat demokratike./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.