Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në Suharekë: Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit, gjen 47 fishekë dhe një shumë të parave

Gazeta10
19 November 2026 - 9:56

Një vrasje e rëndë ka ndodhur dje në Suharekë.

Rrahman Hoti ka privuar nga jeta Sylë Dakajn në oborrin e një qendre tregtare në këtë qytet.

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh ka thënë se vrasja ka ardhur pas një konflikti verbal, pastaj i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Policia i ka bastisur shtëpinë të dyshuarit dhe ka gjetur 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme.

“Suharekë / 18.11.2026 – 12:11. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një konflikti verbal, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit ku dyshohet se rreth orës 13:03 ka ndërruar jetë. I dyshuari është arrestuar dhe nga ai është konfiskuar një revole me 24 fishekë dhe disa gëzhoja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML. Njësiti hetuesisë ka bastisur shtëpinë të dyshuarit ku ka gjetur dhe konfiskuar 47 fishekë dhe një shumë të parave të gatshme. I dyshuari është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Poliai në raportin 24 orësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.