
Polici i suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq, është punësuar në policinë e Serbisë.
Këtë e konfirmoi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai tha se 3500 personat që kanë dhënë dorëheqje “nuk do të jenë në rrugë”.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, sot i ka dekoruar policët e suspenduar nga Policia e Kosovës, Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq.
Gjuriqit iu dha “Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri të Klasit të Parë”, ndërsa Filipoviqit iu nda medalja e artë për guxim “Milosh Obiliq”.
“Ju iu bindët vendit tuaj, edhe kur nuk jeni pajtuar me vendimet e tij, keni bërë atë që ju ka dashur zemra dhe jeni sjellë me nder, kur ju penguan të kryeni detyrën”, tha Vuçiq./Gazeta10