Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Me flamurin e UÇK-së në duar, familjarët presin Jakup Krasniqin për përshëndetjen e fundit para kthimit në Hagë

Gazeta10
21 November 2026 - 12:08

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish zëdhënësi i Ushtrisë Çliritmare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka nisur sot ditën e katërt dhe të fundit të qëndrimit në Kosovë, ku erdhi për një vizitë humanitare për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij.

Ai pritet pas pak të lë shtëpinë e të niset në Hagë.

Krasniqi, i cili po qëndron në shtëpinë e tij në lagjen Velania të Prishtinës, pritet të kthehet sot në Hagë, pas katër ditësh të kaluara pranë familjes.

Krasniqi është përcjellë nga automjetet e EULEX-it, ndërsa në afërsi të shtëpisë së tij janë të pranishëm edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.