Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Robert Lewandowski është fituesi i Këpucës së Artë

Gazeta10
09 November 2022 - 16:21

Sulmuesi polak, Robert Lewandowski, edhe zyrtarisht ka fituar Këpucën e Artë, shkruan Gazeta10.

Lewandowski ka qenë golashënuesi më i mirë në sezonin e kaluar në elitën e futbollit gjerman.

Polaku kishte shënuar 35 gola në vetëm 34 ndeshje të luajtura në Bundesligë në edicionin 201/22.

Ky ishtë viti i dytë rresht që sulmuesi 34-vjeçar nderohet me çmimin e Këpucës së Artë.

Gjatë kësaj vere, Lewandowski i dha fund aventurës tetë vjeçare te Bayerni, për t’iu bashkuar Barcelonës.

34-vjeçari e ka nisur mjaft mirë aventurën e tij te Barcelona, ku ka shënuar 18 gola në 19 ndeshja dhe momentalisht ai është topgolashënues në La Liga. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.